Home Lajme Vjedhja e votave – Prokuroria Speciale mbyllë hetimet kundër Meliza Haradinaj-Stublla

Vjedhja e votave – Prokuroria Speciale mbyllë hetimet kundër Meliza Haradinaj-Stublla

0

Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet ndaj ish-kandidates për deputete nga radhës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, për zgjedhjet e vitit 2021.

Prokuroria ka njoftuar se në mungesë të provave rasti është mbyllur.

“…nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar se M. H. S. ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Hetimet sipas prokurorisë kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete Meliza Haradinaj-Stublla.

 

Exit mobile version