Home Rozë “Vizitorët nuk erdhën kot, ata do të jenë…”, çfarë tha Arbana që banorët mbetën pa fjalë

“Vizitorët nuk erdhën kot, ata do të jenë…”, çfarë tha Arbana që banorët mbetën pa fjalë

0
“Vizitorët nuk erdhën kot, ata do të jenë…”, çfarë tha Arbana që banorët mbetën pa fjalë

Spektakli i djeshëm u shoqërua me emocion dhe dinamika ndërsa u zgjodhën dhe dy finalistët e tjerë të “Big Brother VIP”. Donaldi dhe Einxhel iu bashkuan Ilirit dhe Beniadës, të cilët ishin përzgjedhur më parë si finalistët e parë. Teksa po komentonin darkën që banorët shijuan me miqtë e tyre, Arbana bëri një batutë.

“Dua të ju njoftoj se banorët e afruar në mbrëmjen e kaluar nuk kanë ardhur kot, por kishin një mision të veçantë. Ata do të jenë banorët e ardhshëm. Ky Big Brother do të shtyhet për 1 muaj më shumë”, tha Arbana duke i lënë banorët të habitur. Por gjithçka ishte në kuadrin e shakasë për të parë reagimin e banorëve.

Ndërkaq, dje u diskutua dhe batuta që Ermal Mamaqi bëri ndaj Donaldit duke përmendur dhe Borën. Komentet që vijuan më pas mes Ermalit dhe personazheve të tjerë duket se nuk i ka pëlqyer Trixës, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët që ndodhen në shtëpi.

Exit mobile version