Derisa, ndodhen në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së, patën vizita të shumta nga ish-bashkëpunëtorë, ish-bashkëluftëtarë, e politikanë të ndryshëm.
Një vizitë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri bujë të madhe, pasi që ai kërkoi një mekanizëm që do ta kontrollonte punën e Gjykatës Speciale.
Gjithashtu, vizitë në Hagë bëri edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga ku më pas nisi edhe rezolutën në Këshillin e Evropës për hedhjen poshtë të pretendimeve të Dick Martyt.
Nga seanca në KiE, ende nuk ka diçka zyrtare mbi nismën e shtetit shqiptar.
Megjithëse, ia përmendën shpesh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është rezervuar të flasë për ish-krerët e UÇK-së, e as nuk ka zhvilluar ndonjë vizitë në Hagë.
Ndërkaq, për dallim nga Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i përmend as në raste të përvjetorëve, kurse i sulmon sa herë që flitet për të kaluarën e vendit.
Sidoqoftë, ende nuk është dhënë një datë specifike, mirëpo në pranverën e vitit 2023, pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Derisa, një gjë e tillë të ndodhë, katërshja e luftës do të vazhdojnë të qëndrojë brenda mureve të Gjykatës Speciale.
Mbase, thënia e Martin Luther Kingut, “Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo”, do të ishte ideale për t’i dhënë shpjegim një gjykate që s’jep asnjë shpjegim për punën e saj./Gazeta10