Home Ballina Vitia përsëri kryetar i VV-së në Prishtinë, ka një porosi për anëtarësinë

Vitia përsëri kryetar i VV-së në Prishtinë, ka një porosi për anëtarësinë

0
Vitia përsëri kryetar i VV-së në Prishtinë, ka një porosi për anëtarësinë

Arben Vitia është rikonfirmuar si kryetar i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar gjithë përkrahësit e partisë së Albin Kurtit.

Postim i plotë:

Të nderuar anëtarë e anëtare,

Të dashur aktivistë e aktiviste,

Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!

Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.

Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.

Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.

Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë.

Exit mobile version