Telekomi i Kosovës është ndër asetët me të rëndësishme dhe me fitimprurëse të shtetit të Kosovës. E pas dy vitesh në krye të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka lënë pa e ‘kapur’ as Telekomin e Kosovës, duke e zgjedhur si kryeshefe ekzekutive të Telekomit, me mandat 3-vjeçar, njeriun e tyre, Burbuqe Hanën. Hana u vu në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik i cili mori pjesë në rekrutimin për këtë pozitë propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin dhe jo Burbuqe Hanën, por këto propozime nuk i mori për bazë aspak qeveria Kurti shkruan Gazeta Metro.
Kapja e shtetit nga VV, gjatë vitit 2022 vazhdon me emërimin e aktivistit Faruk Mujka në krye të Ndermarrjes ‘Iber Lepenci’. Ndryshe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, Mujka, ka qenë nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas punësimit të aktivistëve, rendi i vije edhe Shkumbin Spahiut, dhëndrit të shefes së Grupit Parlamentar të VV’së Mimoza Kusari-Lilës, i cili është emëruar në Bordin e Ankesave në AKPM nga ish-ud e MSH’së, Dafina Gexha-Bunjaku. Në arsyetimin e tyre nga MSH kishin thënë se nuk e kanë ditur për lidhjen familjare.
Kjo nuk mjafton, VV ka vazhduar ‘çkapjen’ e shtetit me punësime të njerëzve të tyre edhe në KQZ, i njohur me afërsinë e tij ndaj VV’së, Besnik Buzhalës i është dhënë Pozita e Drejtorit të Zyrës për Partitë Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njëra nga pozitat më të rëndësishme në këtë institucion. Për më tepër kjo është edhe skandaloze sepse edhe këtë emirë e kanë zgjedhur në kundërshtim me rekomandimin e britanikëve.
Tutje Qeveria e Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit ka shpërblyer financiarisht edhe ‘portalin’ e Sadri Ramabajës, një mbështetës publik i politikave të qeverisë dhe kryeministrit Kurti.
‘Rahatimi’ vazhdon me Admir Ramën, kandidat për zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë, është familjar i Alim Ramës, i cili është sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.
Duhet theksuar se ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që me diskursin e saj ka denoncuar emërimet e personave politik në krye të bordeve, ndërsa e quante edhe kapje të shtetit. Mirëpo me të ardhur në pushtet po vepron ndryshe nga se kishte premtuar në opozitë, duke rezervuar postet e kryeshfave të Ndërmarrjeve për anëtar të partisë apo edhe familjarë të pushtetarëve.