Home Lajme Vitet përkrah Zahir Pajazitit, Avni Ajeti rrëfen se si vendosi që emrin e shokut t’ia përtrijë djalit

Vitet përkrah Zahir Pajazitit, Avni Ajeti rrëfen se si vendosi që emrin e shokut t’ia përtrijë djalit

0
Vitet përkrah Zahir Pajazitit, Avni Ajeti rrëfen se si vendosi që emrin e shokut t’ia përtrijë djalit

Në moshën 17 vjeçare, Avni Ajeti, vendosi që rrugëtimin e tij si ushtarë ta bëjë në krah me Zahir Pajazitin. Pavarësisht që në moshë ishte shumë i ri, Ajeti rrëfen momentet e fundit me Zahirin dhe shokët e tjerë dhe momentin se si ka marrë lajmin për vdekjen e tyre. E lidhja e fort që kishte me të, bëri që Avni Ajeti, djalin e tij ta pagëzojë me emrin e shokut dhe bashkëluftëtarit.

Si në këtë fotografi, Avni Ajeti ishte gjithmonë krahë i djathtë i Zahir Pajazitit.

E humbja e shokut të ngushtë në janarin të vitit 99, e bëri që djalin e tij të pagëzoj me emrin e heroit kombëtar.

Ajeti përshkruan personalitetin e Zahirit, e që thotë se çdo prind do të dëshironte që fëmija i tij të bëhej sikur ai.

Me buzëqeshje në fytyrë, kujton takimin e fundit me Zahirin dhe shokët e tjerë, vetëm një ditë para se të binin në duart e armikut.

Vetëm disa orë pas këtij takimi, mori lajmin për vdekjen e tyre.

Derisa shumë nga njerëzit e afër të tyre menduan se pjesë e kësaj beteje ishte edhe Avniu.

Rrëfimin Ajeti e përmbylli duke bërë thirrje që rinia kosovare të marrë shembullin e këtyre heronjve të hekurt.

Video: KËTU

Exit mobile version