Home Lajme Vetura përfshihet nga zjarri, lëndohen katër persona 

Vetura përfshihet nga zjarri, lëndohen katër persona 

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person, mashkull kosovar, pasi që ka furnizuar veturën me karburant (gas) ka hyrë në veturë dhe ka ndezur një cigare, me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri.

Tutje në raportin e PK-së shtohet se, si pasojë e zjarrit lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktima, pasagjerë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu njoftohet se prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM. Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. 

Exit mobile version