![Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/Polish_20220630_030719653.jpg)
Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci për Express.
Ai tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndiçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.