Home Ballina Vetëvendosje hodhi akuza për kërcenime ndaj stafit, flet Totaj

Vetëvendosje hodhi akuza për kërcenime ndaj stafit, flet Totaj

0

Nehat Elshani, shefi i kabinetit të Shaqir Totajt ka kërcënuar dhe fyer stafin e Komunës.

Kërcënimin e ka zbuluar Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prizren, e cila i ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

“Është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prizren.

Për ngjarjen në fjalë ka folur i pari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Në drejtorin e Urbanizmit ka hapësirë për përmirësim të performancës, prandaj nga ata në kontinuitet kërkohet ngritje e performancës. Kërkohet dhe insistohet që kerkesat për leje të trajtohen konform Ligjit dhe me kohë tu ipet përgjigje”, ka thënë Totaj për Gazetën Insajderi.

“Investitorët seriozë nuk duhet maltretuar me byrokraci të tepërt. Kjo është e tëra. Cdo gjë tjetër është improvizim dhe spekulim”, ka thënë tutje Totaj.

Gazeta Insajderi i ka shkruar edhe Nehat Elshanit, shefit të kabinetit të Totajt, mbi rastin në fjalë, por i njëjti ende nuk ka kthyer përgjigje.

Exit mobile version