Edhe pse kanë kaluar 23 vite nga lufta në Kosovë, ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, para pak muajsh iu nënshtrua operacionit për t’i hequr copat e granatës që i kishin mbetur që nga koha e luftës, shkruan GazetaBlic.
Shyti, tash pas 23 viteve shpreh pakënaqësi për trajtimin e veteranëve nga Qeveria e Kosovës.
Ai i thotë Gazetës Blic se është e turpshme mënyra se si po trajtohen veteranët.
Sipas tij, nuk duhet të bëhet temë diskutimi mbështetja për ata që sollën lirin e vendit.
“Në kontekste historike vazhdimisht kemi ra pre e intrigava të shërbimeve të armikut dhe heronjët i kem shëndrru në tradhëtar. Është e turpshme të bëhet temë diskutimi dhe mbështetja për ata që e kanë rrezikuar jetën e vetë për lirin e Kosovës”, thotë Shyti.
E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.
Më 14 qershor, me 68 vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për pagën minimale.
Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Për këtë ishte debatuar shumë kohëve të fundit pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në Projektligj.