Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se vetëm gjatë muajt tetor janë ngritur 20 aktakuza për 20 persona që akuzohen për dhunë në familje, shkruan Insajderi.
Përmes këtij njoftimi, prokuroria është zotuar se do të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunën në familje
Gjakovë, 11 nëntor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.