![Vendosen flamuj kombëtar dhe të Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri Vendosen flamuj kombëtar dhe të Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/FB_IMG_1667732935612.jpg)
Flamuri “kuq e zi” dhe ai i Kosovës është vendosur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” ka nisur tubimi i thirrur nga Lista Serbe.
Klan Kosova ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Pjesë e kësaj proteste është parë të jetë edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
Këto tubime janë paralajmëruar dje në një tubim në Zveçan, ku përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.