Një mashkull kosovar është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri drejt vëllait të tij, për shkaqe pronësore.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja, dy karikatorë dhe 189 fishekë.
Nga ngjarja e mbrëmjes të së martës nuk pati të lënduar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.