Home Lajme Veliaj flet pas rezultatit të zgjedhjeve në Vorë: Tregoi se në Shqipëri nuk ka më bastione

Veliaj flet pas rezultatit të zgjedhjeve në Vorë: Tregoi se në Shqipëri nuk ka më bastione

0
Veliaj flet pas rezultatit të zgjedhjeve në Vorë: Tregoi se në Shqipëri nuk ka më bastione

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në një komunikim për mediat pas fitores së kandidatit socialist në bashkinë e Vorës, Blerim Shera, falënderoi qytetarët për besimin e treguar.

Veliaj u shpreh se Vora dha një mesazh të qartë se në Shqipëri nuk ka më bastione.

“Kemi fituar bashkinë e Vorës me 70%. Falënderim të veçantë për ata që punuan për këtë ditë, në një punë që u bë pa tamtame, por në komunikim me njerëzit. Kemi pasur një pjesëmarrje më të madhe të grave dhe vajzave në Vorë. Morëm një mesazh tjetër nga Vora që në Shqipëri nuk ka më bastione. Sot njerëzit nuk duan sherr, duan fokus te puna. Do ta lexojmë me shumë kujdes këtë mesazh. Për ata që nuk na besuan në këto votime, iu japim fjalën se do t’iu shërbejmë njësoj. Ata që duan ta përdorin votën për sherr për bravën dhe karrigen e tyre, nuk janë mesazhe për vitin 2022”, u shpreh Veliaj./A2/

Exit mobile version