Home Lajme Vdes politikani austriak Erhard Busek, kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës

Vdes politikani austriak Erhard Busek, kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës

0
Vdes politikani austriak Erhard Busek, kishte mbështetur pavarësinë e Kosovës

Ka vdekur ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek, ka bërë të ditur Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së.

Busek, pos si zëvendëskancelar, ka qenë edhe ministër i Arsimit dhe Kulturës, president i Forumit të Alpbachut dhe Forumit Ekonomik të Vjenës.

“Lajm i trishtë vdekja e ish-zëvëndëskancelarit të Austrisë, Erhard Busek, një mik i madh i Kosovës! Ngushëllime familjes për vdekjen e një politikani intelektual evropian! E kam njohur dhe kam bashkëpunuar me të në vitin 1995, kur e takova sa ishte ministër i Arsimit. Ishte mbështetës i pavarësisë sonë dhe shumë studentëve shqiptarë në Austri! I takon asaj shkolle politike të cilët historikisht i shihnin shqiptarët në Ballkan aleatë të tyre! Prehu në paqe, miku im!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=498220461681747&id=100044813927767

Exit mobile version