Home Sport Vdes menaxheri i njohur i futbollit, Mino Raiola

Vdes menaxheri i njohur i futbollit, Mino Raiola

0
Vdes menaxheri i njohur i futbollit, Mino Raiola

Ka ndërruar jetë menaxheri i njohur italian i futbollit, Mino Raiola.

Ai ishte njëri prej menaxherëve më të suksesshëm dhe vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje.

Raiola ishte shtruar në spital në Milano në muajin janar për t’iu nënshtruar një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.

Raportohet se gjendja në atë kohë nuk ishte kërcënuese për jetë dhe se Raiola do ta fillonte një periudhë rehabilitimi në shtëpi.

Por, së fundmi iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë sot, siç njoftojnë mediat italiane.

Raiola ishte menaxher i futbollistëve të mëdhenj, përfshirë këtu ata si Ibrahimovic, Donnarumma, Pogba, Balotelli, Verratti, De Ligt, De Vrij, Haaland etj. 

Exit mobile version