Home Lajme Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

0
Vdes gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Pas një sëmundje të shkurtë ka vdekur gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Gllogoc, Daut Qela.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjyqtari Qela ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002,ndërsa praktikën profesionale e mbajti si Këshilltar ligjor për OJQ ADRA në vitin 2000.

Në fund të vitit 2000 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gllogoc ku dhe punoi deri në vitin 2012.Me 01.01.2013 gjyqtari Qela është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Gllogoc, pozitë të cilën e mbajti me krenari deri në momentet e fundit të jetës së tij.

“Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Daut për punën e madhe, urtësinë dhe virtytet e larta njerëzore dhe profesionale”, thuhet në postim.

Exit mobile version