Një e mitur ka vdekur si pasojë e aksidentit të katër ditëve më parë në fshatin Reshtan të Suharekës.
E mitura vdiq dje në QKUK, aty ku po merrte trajtimin, njofton policia.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.