Në një video tronditëse është kapur momenti kur një biznesmen u rrëzua në tokë dhe ka vdekur derisa po mbante një fjalim në një konferencë në Egjipt.
Muhammad Al-Qahtani, biznesmen saudit, po fliste në Konferencën Arabe-Afrikane në Kajro, ku gjatë fjalimit humb vetëdijen dhe bie me shpinë pas, raporton New York Post.
Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të “Al-Salam Holding” dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.
Shkaku i vdekjes së Al-Qahtanit ende nuk dihet.
Video: KËTU