Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa policia po e heton si “Vdekje e dyshimtë”.
Tutje, tregohet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse të cilat edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“VDEKJE E DYSHUAR/ 14.04.2022-12:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar, dyshohet se ka rene nga një lartësi e madhe dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.