Deputeti i PDK-së dhe miku i Kadri Veselit, Ferat Shala, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e nënës së Veselit.
Ai ka thënë se nëna Ajshe do të mbetet në kujtesën tonë si një grua e urtë dhe me virtyte të larta njerëzore e kombëtare që qëndroi e palëkundur dhe e fortë përballë sfidave të jetës.
“Së fundi Nëna Ajshe, u përballë edhe me mungesën e djalit të saj që po përballet me aktakuzat e pabazuara të dhomave të specializuara. Ajo u nda nga kjo jetë me mallin e të birit që padrejtësisht po mbahet në Hagë”, ka shkruar Shala në Facebook, raporton Scanner.
Postimi i plotë:
Prehu në paqe Nëna Ajshe!
Me dhimbje dhe pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lokes Ajshe Veseli, nëna e veprimtarit, luftëtarit të lirisë, çlirimtarit dhe politikanit, Kadri Veseli.
Nëna Ajshe do të mbetet në kujtesën tonë si një grua e urtë dhe me virtyte të larta njerëzore e kombëtare që qëndroi e palëkundur dhe e fortë përballë sfidave të jetës.
Ajo prezanton shembullin e një nëne të devotshme shqiptare e mishëruara me bujarinë, mikpritjen, fisnikërinë dhe që edukoi fëmijët e saj me dashurinë për lirinë dhe atdheun.
Ajo ishte pjesë e kontributit dhe sakrificës për liri të familjes Veseli. Në shtëpinë e saj u strehuan dhe u ushqyen shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe shumë pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare.
Së fundi Nëna Ajshe, u përballë edhe me mungesën e djalit të saj që po përballet me aktakuzat e pabazuara të dhomave të specializuara. Ajo u nda nga kjo jetë me mallin e të birit që padrejtësisht po mbahet në Hagë.
Ngushëllime familjes së gjerë Veseli, miqve dhe të afërmeve.