Home Lajme Vdekja e nënës së Veselit, Grabovci: E kam të njohur dhimbjen që ndijën miku im, Kadriu

Vdekja e nënës së Veselit, Grabovci: E kam të njohur dhimbjen që ndijën miku im, Kadriu

0
Vdekja e nënës së Veselit, Grabovci: E kam të njohur dhimbjen që ndijën miku im, Kadriu

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se vdekja e nënës së Kadri Veselit është e dhimbshme po aq sa vdekja e nënës sonë.

Ai ka thënë se e njeh dhimbjen e mikut të tij, Kadri Veselit, i cili nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e nënës për shkak se gjendet në paraburgim në Hagë.

“Vdekja e nënës së bashkëluftëtarëve, është e dhimbshme po aq sa vdekja e nënës sonë. Sepse të tillat, ishin nëna të te gjithë neve.  E kam të njohur dhimbjen që ndijën miku im, Kadriu, aq më shumë që tani është fizikisht larg. Duke bashkëndje në thellësi të shpirtit me ketë dhembje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjen Veseli!  Prehu në paqe nënëlokja Ajshe, simbol tipik i nënës shqiptare”, ka shkruar Grabovci në Facebook, shkruan Scanner.

Exit mobile version