Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të dielën rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetaksident.
Sipas zjarrfikësve, vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar. Ndërkaq sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti fatal.
Me këtë rast ai ka ngushëlluar familjen e viktimës.
“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc.
Ngushllime familjarëve !”, ka shkruar Muharremaj.