Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Këshillit Grevist me kryeministrin e vendit, Albin Kurti
Pas këtij takimi, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar sa nuk është arritur marrëveshja për ndalimin e grevës dhe nisjen e mësimit.
“Ne qëndrojmë si zë i sektori publik me kërkesat tona që të ndihmojmë pozitivist për pagat. Temë e nxehtë ishte Pakoja, ata e kanë dhënë një diskutim me ne por instituam që kjo shumë e përmendur që nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë të lëvizë. Ne ishim të gatshëm të bëjmë edhe një kompromis të vogël për situatën, por Qeveria mbeti tek shuma e proklamuar me pakon”, tha Jasharaj.
Ai theksoi se në këtë situatë nuk ka arritje të marrëveshjes.
“E mira është që ka filluar dialogu e Kurti dhe të tjerët të mos i mbyllin dyert e duke uruar që gjendja të stabilizohet.Besoj se Kurti me stafin e tij do të diskutojnë pas takimit do të analizojnë sepse është në duart e tyre se çfarë do të ndodhë tutje. Lajmi i mirë është se dialogu filloj, Këshilli Grevist me kryeministrin dhe të tjerët, por për momentin nuk ka arritje. Urojmë që të ketë marrëveshje”, shtoi ai.
Jasharaj është pyetur nëse Kurti ka lëshuar por, por tha që jo.
“Jo nuk lëshoj pe, jo”,tha ai.