Cristiano Ronaldo ka munguar sot në stërvitjen e Portugalisë, ku dje kundër Zvicrës kanë bërë stërvitjet lojtarët që nuk ishin në formacion.
Në vend të kësaj, portugezi insistoi që menjëherë të fillonte stërvitjen në palestër, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit të parë.
Portugalia e demoloi Zvicrën me rezultat 6:1 në fazën e 1/16-tës dhe Ronaldo pjesën më të madhe të ndeshjes e ndoqi nga stoli.
Në vend të tij ndeshjen në krye të sulmit e nisi sulmuesi 21-vjeçar i Benficas, Goncalo Ramos, i cili shënoi tre gola dhe vendosi një.
Siç shkruan “Marca”, Ronaldos nuk i ka pëlqyer që në atë ndeshje ka marrë vetëm 20 minuta, ndaj ka protestuar menjëherë pas ndeshjes, kur ka dalë i pari nga fusha dhe në vend që të festojë me shokët e skuadrës, ka shkuar në dhoma e zhveshjes.