Ju dha lamtumira e fundit babait të dy dëshmorëve të kombit, Asllan dhe Mehdi Fazliu dhe vëlla i dëshmorit Milazim Fazliut, Zymer Fazliu.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Të dy kryetarët vendosen kurora lulesh pran varrit të njeriut i cili dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Familja heroike Fazliu dha kontribut të jashtëzakonshëm atëherë kur kishte më së shumti nevojë Kosova.
Sot nuk humbi vetëm familja Fazliu, sot humbi e gjithë Drenica një njeri të madh!
Zoti e mëshiroftë, ngushëllime familjes Fazliu dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit!