Home Lajme Varrimi i veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, bëhet sot

Varrimi i veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, bëhet sot

0
Varrimi i veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, bëhet sot

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se varrimi i veteranit të UÇK-së Selver Lladrovcit do të bëhet sot, në ora 15:00, në Varrezat e fshatit Gllanasellë, komuna e Drenasit.

Veterani i UÇK-së Selver Lladrovci i cili dje humbi jetën tragjikisht në aksident të komunikacionit, ka qenë veprimtar i devotshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe ushtar i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me bindje dhe angazhim, nga rinia e hershme i takonte brezit më të vendosur për çlirimin e vendit. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.

Exit mobile version