Home Lajme Valon Syla: Çdo president serb frikohet mos po i vdes Kosova në duar

Valon Syla: Çdo president serb frikohet mos po i vdes Kosova në duar

0
Valon Syla: Çdo president serb frikohet mos po i vdes Kosova në duar

Komentatori politik Valon Syla, në emisionin Pressing ka thënë se status-quo’ja i konvenon Serbisë. Ai ka thënë se të gjithë presidentët serbë frikësohen se mos po u “vdes Kosova në duar”.

Sipas tij, Qeveria Kurti është duke i bërë një favor qeverisë serbe përmes zhagitjes së marrëveshjes përfundimtare.

“Për politikën serbe, zgate Zot është. Çdo president i Serbisë veç një gajle e ka, mos p’i des Kosova n’dorë. E çka o tu bo kjo qeveri, është t’u e zhagitë një marrëveshje përfundimtare se nuk e ka guximin me përfundu ose po kalkulon”, ka thënë ai.

Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për vendosjen e tavaneve të çmimeve. Ai ka thënë se kjo nuk është një praktikë e BE-së.

Po ashtu, ka thënë se nuk është duke u angazhuar për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë.

“Qeveria Kurti nuk është dukke i dhënë zor me punu, është drejtësia. Nuk lidhet vetëm me korrupsioinin e gjykatësve, është ngadalësia në marrjen e vendimeve, numri i vogël i gjykatësve dhe lehtësia për me i ndiku. Këto çështje BE pret me i zgjidhë ne”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version