Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Valon Ramadani ka konfirmuar se spitalit të Ferizajt në buxhetin e ri do t’i ndahen 16 milion euro.
“Me buxhetin e votuar sot ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 16 milion euro vetëm për Spitalin Rajonal të Ferizajt. Këto mjete do të investohen në 3 vitet e ardhshme dhe Ferizaj përfundimisht do të bëhet me spital modern e funksional.
Tani i mbetet Prokurorisë t’u japë epilog hetimeve për problemet e deridjeshme dhe të vazhdohet puna në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Ramadani