Home Lajme Botë Ushtria ukrainase shkon deri te kufiri rus në Kharkiv

Ushtria ukrainase shkon deri te kufiri rus në Kharkiv

0
Ushtria ukrainase shkon deri te kufiri rus në Kharkiv

Ushtria ukrainase vazhdon rezistencën në Kharkiv, ku gjatë ofensivës anti-ruse kanë arritur të shkojnë deri te piramida që ndan kufirin e saj me të Rusisë.

Ministria e brendshme ukrainase ka publikuar një video mëngjesin e së hënës, ku shihen një duzinë ushtarësh verdhëblu që përshëndesin triumfalisht nga kufiri ruso-ukrainas. Ushtarët janë pjesëtarë të një brigade vullnetarësh nga Kharkivi, për të treguar simbolikisht se qyteti mbrohet nga bijtë e tij.

Rusia pasi u tërhoq nga Kievi, tani është tërhequr edhe nga qyteti i dytë më i madh Kharkivi. Kremlini fokusohet vetëm te territoret lindore të Doneckut dhe Luhanskit, ku konflikti ka filluar nga 2014.

Exit mobile version