![Ushtria e Serbisë ka vendosur topa me rreze të gjata veprimi, dy kilometra nga Jarinja Ushtria e Serbisë ka vendosur topa me rreze të gjata veprimi, dy kilometra nga Jarinja](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/Screenshot_20221226-173746_Facebook.jpg)
Televizioni serb “N1” ka bërë të ditur se ushtria e Serbisë ka vendosur gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi në Rudnicë, dy kilometra nga pika kufitare në Jarinjë.
Po ashtu është vendosur një numër i pjesëtarëve të policisë ushtarake serbe në atë zonë.
Ekipi i “N1” ka njoftuar se nuk është lejuar të xhirojë topat.
Të dielën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, ishte nisur për në Rashkë. Ai kishte thënë se ka marrë detyra komplekse dhe se “ushtria do t’i përmbushë”.

.
“N1” raporton se situata ka qenë identike edhe vitin e kaluar, kur ishte bllokuar rruga Jarinjë-Leposaviq. Edhe atëherë në të njëjtin vend ishin vendosur mjete ushtarake të blinduara nga Serbia dhe fluturuan edhe aeroplanë luftarakë.
Të dielën kishte pasur të shtëna në Zubin Potok, ndërsa KFOR-i kishte njoftuar se nga të shtënat afër ekipit të tij, nuk kishte të lënduar dhe as dëme materiake. KFOR-i ka thënë se po e heton rastin dhe u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të shmangin retorikën dhe lëvizjet që mund ta përkeqësojnë situatën.