![UP-ja tregon kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj UP-ja tregon kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/auto_universiteti_i_prishtines_hasan_prishtina_up_-_rel1549368291-850x478-1.jpg)
Më 12 korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinë (UP).
Këtë e ka bërë publike vetë institucioni më i lartë i arsimit në vend.
“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.
Gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë.
UP-ja ka publikuar në web faqe mënyrën se si duhet të aplikohet.