Home Sport United synon ta bëjë Pogbën më të paguarin në historinë e Premierligës

United synon ta bëjë Pogbën më të paguarin në historinë e Premierligës

0

Manchester United nuk e ka hedhur ende peshqirin e bardhë. Djajtë e kuq duan ta mbajnë Paul Pogba.

Mesfushorit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ofertat për të janë nga të katërta anët.

Sido që të jetë, United e vlerëson shumë Pogbë dhe është i gatshëm të bëjë çmendurinë për ta mbajtur.

The Sun raporton se oferta e fundit e rinovimit do të jetë rreth gjysmë milioni paund në javë, çka do të thotë e do të shkojë deri në 30 milionë euro në vit.

Kështu, ai mund të shndërrohet në lojtarin më të paguar në histori në Angli.

Exit mobile version