Home Sport United pëson humbjen e parë në drejtimin e Ten Hag

United pëson humbjen e parë në drejtimin e Ten Hag

0
United pëson humbjen e parë në drejtimin e Ten Hag

Manchester United ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Erik Ten Hag.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje në miqësore kundër Atletico Madridit, me rezultat 1:0. Golin e fitores për skuadrën spanjolle e realizoi Joao Felix, në minutën e 86-të pas asistimit të Moratës. Kjo ishte ndeshja e pestë testuese para fillimit të edicionit të ri, e ku United ka realizuar tri fitore, një barazim dhe një humbje. Skuadra e Ten Hag do të luajë edhe nesër, ku do të ballafaqohet me Rajo Vallecanon, në miqësoren e fundit para edicionit të ri. Në këtë ndeshje është paralajmëruar se do të luajë edhe Cristiano Ronaldo.

Exit mobile version