Manchester United ka fituar ndeshjen ndaj Sheriff.
‘Djajtë e Kuq’ arritën fitore 2:0 në udhëtim tek Sherffi, në ndeshjen e Evropa Ligës.
United ishin ekip më i mirë gjatë gjithë takimit, andaj edhe rruga e tyre drejt fitores ishte e lehtë.
Fillimisht për gjigantin anglezë shënoi Jado Sancho, në minutën e 17` të takimit.
Pas golit të epërsisë, United po kërkonin edhe të dytin.
Ishte Cristiano Ronaldo që arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke realizuar edhe njëherësh golin e parë në edicionin e ri me ‘Djajtë’.
Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të mysafirëve.
Edhe në 45 minutat e tjerë, ishin anglezët që po dominonin, por që gola më nuk shënuan.
Me këtë fitore United merr fitoren e parë, në dy ndeshje (pasi në takimin e parë kanë pësuar humbje ndaj Real Sociedad).