Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ma shumë se ti”.
Nisur nga historia që ajo përjetoi me Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother Vip, duket se teksti i këngës i dedikohet aktorit.
Trixa ka përdorur frazën “unë të desha, ti më përdore” dhe vazhdimisht përmend në këngë se meriton më shumë, jo njeri që e tradhëton dhe nuk ia di vlerat.
Ndër të tjera, bashkëpunimi me DJ Geek, nxjerr në pah se Beatrix ka mësuar nga gabimet dhe nuk i përsërit më.