Home Lajme Botë Ukraina: Rusia ka lëshuar 3000 raketa në tokën tonë që nga fillimi i luftës

Ukraina: Rusia ka lëshuar 3000 raketa në tokën tonë që nga fillimi i luftës

0
Ukraina: Rusia ka lëshuar 3000 raketa në tokën tonë që nga fillimi i luftës
Ukrainian servicemen lay flowers and toys at a place where 4-years-old girl Liza was killed by a Russian cruise missile strike. Vinnytsia, Ukraine July 15, 2022 (Photo by Maxym Marusenko/NurPhoto via Getty Images)

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka lëshuar 3000 raketa që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

“Që nga sot, armiku tashmë ka lëshuar rreth tre mijë raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë”, thanë në një deklaratë Forcat Ajrore të Ukrainës, të hënën. “Këto janë raketa që hidhen nga deti, raketa ajër-tokë, raketa operative-taktike (Tochka-U, Iskander), si dhe raketa Onyx”, shtoi deklarata.

Forcat Ajrore të Ukrainës vuri në dukje gjithashtu se kohët e fundit, Moska kishte filluar të përdorte më shumë predha të epokës sovjetike.

“Gjithnjë e më shumë, armiku po përdor raketa të vjetra sovjetike, si X-59, X-22, X-31 dhe të tjera, kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objekteve civile”, thuhet në postim.

“Dhe në javët e fundit, armiku filloi të godasë objektivat tokësore me raketa anti-ajrore nga kompleksi S-300, qëllimi kryesor i të cilit është të shkatërrojë objektivat ajrore”, theksuan Forcat e Armatosura të Ukrainës. 

Exit mobile version