Home Ballina Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë rrugët ujore të Detit të Zi për anijet luftarake ruse

Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë rrugët ujore të Detit të Zi për anijet luftarake ruse

0
Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë rrugët ujore të Detit të Zi për anijet luftarake ruse

Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, tha ambasadori i Kievit në Ankara.

“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë përkatëse ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, ne duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në një konferencë shtypi në kryeqytetin turk.

Kërkesa e vë në një pozicion të vështirë, anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.

Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimet e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kërcënohet.

Exit mobile version