Home Lajme Uk Lushi: “Ndali qentë, Albin!”

Uk Lushi: “Ndali qentë, Albin!”

0

Aktivisti shqiptar në SHBA, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së në Batalionin “Atlantiku”, Uk Lushi, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Kurti.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që t’i ndalë falangat e qenve që po e shohin si profet sepse sipas tij, në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën e tij.

Ai ka bërë dy postime brenda një ore, ku i ka kërkuar Kurtit, “të ndali falangat e qenëve që po të shohin si profet sepse në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën tënde! Shpëtoje kombin shqiptar nga këto monstra fashiste!”

“Tregoju hajvanatave falangiste se mendimi i lirë është baza e demokracisë. Kombet që pranojnë kritikën dhe qëmtimin kritik të liderëve dhe shoqërisë ecin para, e falangat i mbajnë kombet mbrapa. Ndali qentë, Albin!”, shkruan ai, transmeton Scanner.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223611598540463&id=1305928234

Postimi i plotë:

Albin Kurti, mos u bëj matrapaz!

Nëse diçka është e keqe mos e nënshkruaj. Mos e dëmto me dorën tënde interesin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Mos shit dokrra retorike. Të kemi vendosur në krye të ndryshosh gjërat dhe t’i bësh më mirë. Nuk mundesh, e pakta dorëhiqu me nder. Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia.

Mjaft me tentim justifikime duke shfrytëzuar vetëm të tjerët dhe vendimet e tyre. Je në pushtet dhe qeveris e merr vendime që janë të mira për vendin dhe shqiptarët. Nuk mund merr kreditin vetëm për vendime që, sipas teje, janë të mira. Duhet të marrish edhe përgjegjësinë për vendime të vështira. Ose mos i merr.

Retorika jote nuk kalon dhe nuk do ta pranojmë. Ne duam që të kesh sukese sepse sukesi yt është i yni. Por, nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë tonë, do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223611310013250&id=1305928234

Exit mobile version