Home Rozë “U rrëmbeva dhe u drogova”, këngëtarja e njohur rrëfen dhimbjen e jetës

“U rrëmbeva dhe u drogova”, këngëtarja e njohur rrëfen dhimbjen e jetës

0
“U rrëmbeva dhe u drogova”, këngëtarja e njohur rrëfen dhimbjen e jetës

Këngëtarja britanike e viteve 2000, Duffy mori një famë të madhe asokohe, por pak kohë më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë dhe i ka munguar skenës prej më shumë se një dekadë.

Së fundmi, këngëtarja ajo ka treguar në një postim në faqen e saj të internetit se është rrëmbyer dhe përdhunuar dhe i është dashur të bëjë një rrugë të gjatë drejt shërimit nga trauma.

“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, më pas u drogova për katër javë dhe udhëtova në një vend të huaj. Nuk ndihesha e sigurt të shkoja në polici. Ndjeva se nëse diçka shkon keq, unë do të isha e vdekur dhe ai do të më kishte vrarë.

Nuk mund të rrezikoja që lajmi të përhapej në media. Më duhej vërtet të ndiqja instinktet që kisha. Identiteti i përdhunuesit duhet të trajtohet vetëm nga policia dhe kjo është mes meje dhe atyre”-thotë ajo.

Exit mobile version