Home Rozë U ndanë pak ditë para dasmës, moderatorja italiane rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes nga aktori turk

U ndanë pak ditë para dasmës, moderatorja italiane rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes nga aktori turk

0
U ndanë pak ditë para dasmës, moderatorja italiane rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes nga aktori turk

Të dy të suksesshëm, të dy të bukur: Can Yaman dhe Diletta Leotta dukeshin si cifti perfekt, ndaj kur dyshja tregoi se po planifikonin kurorëzimin e lidhjes së tyre me martesë, fansat u entuziasmuan së tepërmi!

Por vetëm pak ditë para dasmës, mbërriti lajmi i ndarjes së ciftit, i cili shkaktoi jo pak habi. As njëri e as tjetri nuk dhanë ndonjë arsye, ndaj ndjekësve dhe shtypit rozë nuk i mbeti vecse të hamendësonin.

Moderatorja tani ka treguar për herë të parë se cfarë ndodhi.“Nuk mbaja dot më. Nuk e përballoja dot më sjelljën e tij, ishte e vështirë”,-tha ajo kur u pyet për këtë temë nga prezantuesja Silvia Toffanin.

Diletta la të kuptohet se nuk është penduar për veprimin e saj, dhe sipas revistës “Chi”, ajo ka nisur tashmë një lidhje të re.

Exit mobile version