Kampioni i WBC, Tyson Fury po afron me duelin e radhës, të cilin do ta zhvillojë përballë Dillian Whyte.
Para meçit të radhës, i cili mund të jetë i fundit për ‘Gypsy King’, trajneri i tij ka dhënë disa komente, ku mes tjerash ka zbuluar se ata akoma nuk kanë një plan për të dueluar.
“Ne nuk e dimë akoma saktësisht, nuk është përsëritje. Vetëm sepse secili duel është gjithmonë ndryshe, dhe duhet përshtatur”, ka thënë Steward, transmeton lajmi.net.
“Nuk e dimë se çfarë Dillian Whyte do të bëjë kur të vjen në ring”, shtoi trajneri i Fury.
Fury ishte duke bërë ‘sparring’ me Jared Anderson, por ky i fundit u lëndua gjatë javës së kaluar. Ai ka ftuar tashmë Jarrell Miller për t’u stërvitur me të.