Gjashtë vjet më parë, në Turqi me grusht shtet u tentua rrëzimi i presidentit të vendit, Rexhep Tayip Erdogan.
Për tentativën ku u vranë 251 persona, shteti turk gishtin e drejtoi kah organizata FETO, të cilën e konsideron terroriste.
Për luftimin e saj u kërkua ndihmë edhe nga Kosova të premten, në ngjarjen e organizuar nga ambasada e Turqisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Si terroriste, FETO-n e cilësoi edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, që vjen nga komuniteti turk, Fikrim Damka.
Kryeministri, Albin Kurti, që me vonesë iu bashkua ngjarjes tha se demokracia turke e përballoi me sukses një sfidë të rëndë dhe akti vetëflijues i të rënëve dhe të plagosurve të kësaj ngjarje kërkon përkulje me respekt.