Home Sport Turneu ndërkombëtar në Bullgari, Donjeta Sadiku në ring kundër boksieres serbe

Turneu ndërkombëtar në Bullgari, Donjeta Sadiku në ring kundër boksieres serbe

0

Sot në turneun ndërkombëtar “Strandja” në Sofia të Bullgarisë do të garojnë dy boksierët kosovar.

Bëhet fjalë për Donjeta Sadikun në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe Patriot Behrami në kategorinë deri në 71 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Kundërshtare e Sadikut do të jetë boksierja serbe, Shadrina Natalia, ndërsa meçi nis nga ora 14:00.

Në anën tjetër, Patriot Behrami do të ketë punë me boksierin spanjoll, Assokho Ndiaye Youba, kurse meçi i tyre fillon nga ora 18:00.

Exit mobile version