Ylli i kombëtares ‘Kuqezi’, Broja lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea.
Skuadra si Everton e West Ham janë pas tij, por trajneri i Chelsea ka thënë se nuk pret që shqiptari t’i largohet nga klubi.
“Nuk pres që Armando të largohet”, ka thënë Tuchel.
“Ne jemi në dijeni për ofertat. Ne do të marrim vendimin së bashku me pronarët dhe lojtarit. Kur ai ishte këtu, unë e dija se po tentonte të impresiononte për të qenë lojtar i Chelsea”, shtoi tutje lojtari.
Broja sezonin e kaluar la përshtypje të mira në Premier League me paraqitjet e tij me fanellën e Southampton. E ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.