Home Sport Tuchel: I trishtuar, por krenar për Chelsean

Tuchel: I trishtuar, por krenar për Chelsean

0
Tuchel: I trishtuar, por krenar për Chelsean

Thomas Tuchel ka folur pas humbjes së Chelseat ndaj Liverpoolit.

Chelsea pësoi humbje në finalen e Kupës FA, pasi u mposhtë me penallti nga Liverpoolit 6:5.

Përkundër disfatës, trajneri i ’Bluve të Londres’ u shpreh i trishtuar, por krenar me ekipin e tij.

“Ashtu si në finalen e fundit, në Carabao Cup, nuk është keqardhje. I thashë ekipit se jam krenar.

Jemi shumë të zhgënjyer sigurisht, jemi të trishtuar por në të njëjtën kohë krenarë”, tha Tuchel.

Tutje gjermani tha se ishte i sigurt që do të fitonin sonte, duke parë ndeshjen se si po shkonte, por në fund triumfues dolën ‘Reds’.

“Isha i sigurt se do të fitonim sot. Isha i sigurt edhe më parë dhe gjatë ndeshjes se momenti ishte në anën tonë. Isha i sigurt deri në minutën e fundit, por fatkeqësisht nuk kisha të drejtë”, vazhdoi ai.

Chelsea kishin pësuar disfatë edhe në finalen e Kupës Carabao ndaj Liverpoolit këtë sezon, pas penalltive sërish kanë qenë lojtarët e Jurgen Klopp që kanë ngritur kupën.

Exit mobile version