Home Ballina “Trusti s’kalon”, reagon deputetja e AAK-së ndaj Qeverisë Kurti

“Trusti s’kalon”, reagon deputetja e AAK-së ndaj Qeverisë Kurti

0
“Trusti s’kalon”, reagon deputetja e AAK-së ndaj Qeverisë Kurti

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pasi nuk kaloi projektligji për Trustin gjatë seancës së sotme të Kuvendit, , duke shprehur se pushteti ua mohoi kërkesës dhe të drejtën qytetarëve që tu lehtësohet sadopak kriza ekonomike.

“Një kërkesë e juaja, e drejtë e juaja, që sadopak t’ua lehtësojë krizën ekonomike që po e kaloni, ua mohoi pushteti aktual që veç për popullin s’është”, ka shkruar Bytyqi.

Ajo ka shtuar se shpresat se kjo qeveri mendon për mirëqenine e qytetarit janë duke u shuar përditë.

“Shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë”.

Bytyqi gjithashtu ka uruar për ditë më të mira pasi si e thekson ajo me këtë qeveri janë harruar ato.

“Uroj për ditë më të mira, pasi me këtë qeveri i kemi harruar ato!”, ka shkruar Albana Bytyqi në Facebook.

Exit mobile version