Pas lajmit të bujshëm që Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian po presin fëmijën e tyre të dytë përmes një nëne surrogate, ylli i NBA-së u fotografua krahë një vajze misterioze, teksa ecnin të kapur për dore në Mykonos.
Mesa duket ky veprim i Tristan nuk përbën aspak problem për yllin e “The Kardashians”. 38-vjeçarja reagoi në mënyrë indirekte, duke pëlqyer një postim në Instagram nga një llogari fansash, ku shihej Tristan me vajzën misterioze me mbishkrimin ku thuhej: “Për të gjithë ata që po shqetësohen për këtë video të Tristanit në Greqi me një vajzë tjetër, Khloe dhe Tristian janë të dy beqarë.”
Ndërkohë që ylli i televiziv nuk ka folur ende publikisht për fëmijën e saj të dytë, zëdhënësi i modeles konfirmoi disa ditë më pare se foshnja ishte ngjizur në nëntor dhe do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.