Trepça ka fituar ndaj Rahovecit, në kuadër të Prince Caffe Superliga.
80:87 përfundoi ndeshja në mes Trepçës dhe Rahovecit.
Skuadra nga Mitrovica e nisën më mirë takimin, duke fituar me rezultat të thellë dy çerekët e para.
Por, Rahoveci në ato të fundit arritën të këndellen, megjithatë nuk mjaftoi.
Kështu Trepça siguroi edhe fitoren e radhës në udhëtim.
Më i dalluari për mitrovicasit ishte Hajrizi me 18 pikë, pas tij Tmusic e Grand me nga 15.
Kurse, për Rahovecin Johnson shënoi plotë 20 pikë, Seeley 19 dhe Mala 17.