Home Ballina Trendafilova: Tash për tash nuk ka aktakuza të reja, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rasti më i madh

Trendafilova: Tash për tash nuk ka aktakuza të reja, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rasti më i madh

0

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova,  ka folur sërish për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Trendafilova ka thënë se bëhet fjalë për një rast shumë voluminoz dhe të vështirë. Sipas saj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të nisë në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

“Siç theksova, ky është një rast shumë i gjerë dhe është shumë i vështirë. Sigurisht që i ndjek, me aq sa kam mundësi sepse kam detyrime të tjera, disa nga seancat, edhe parashtresat. Informacioni impresionues që mbrojtja shpalli në konferencën e fundit të statusit, e cila ishte publike, është se numri i faqeve të provave po i afrohet një milioni. Pra, ky është me të vërtetë rast me shumë dëshmitarë. Prokurori aktualisht po shqyrton më shumë se 318. Mbrojtja ka të drejtë të paraqesë sa më shumë prova dhe dëshmitarë që do të jenë të dobishëm për ta. Por duke pasur parasysh progresin në procedurën paraprake, si gjyqtari i procedurës paraprake ashtu edhe kolegji i apelit i zgjidhën të gjitha propozimet lidhur me juridiksionin, pranueshmërinë e kërkesave dhe mangësitë në aktakuzë. Vlerësimi im është se mund të ndodhë, kush e di, deri në fund të këtij viti. Por ky është një spekulim i pastër nga ana ime”, ka thënë ajo në një intervistë për Kossev.

Trendafilova ka folur edhe për vizitën në Kosovë, ndonëse të mërkurën u detyrua të anulojë një aktivitet në Gjilan, të cilin e bëri përmes platformave online.

Exit mobile version